The Lord of Rings, 2001–03

A e din se Pa dyshim që filmat mbi Luftën e Yjeve, nxitën prodhimin e filmave epikë të këtij mijëvjeçari: Cikli me tetë seri i Harry Potterit dhe triologjia e the Lord of Rings. Të dy filmat, të bazuar në trillime të shkruara për fëmijë, kërkonin të kishin vizion dhe guxim jo vetëm nga krijuesit e tij, por dhe nga sponsorat. Uarner Bros (Potter) dhe Nju Line (Rings) u impenjuan në realizimin e plotë të filmave, ku çdo episod kushtonte mbi 100 milion dollar, para se ta dinin nëse do të ishin filma të shitur. Një sfidë që karakterizonte të dy filmat: të dy ishin filma të gjatë, më shumë se tre orë. Duke marrë në konsideratë kohën e limituar të fëmijëve për të ndjekur TV, ato u reduktuan në 90 minuta ose më pak. Por si prindërit ashtu dhe fëmijët u lidhën pas këtyre filmave, më të suksesshmit dhe të dashurit e të gjitha kohërave. Ato krijuan një standard të ri në artin popullor.

Të ngjashme

Ska komente

Komento