Real Madrid vs Barcelona

A e din se Rivaliteti ndërmjet Realit dhe Barcelonës, në Spanjë, konsiderohet si më i madhi i të gjithë futbollit dhe është i ngjashëm me derbin skocez Celtic-Rangers. Në fillim këto dy klube janë parë si përfaqësues të dy rajoneve në Spanjë, Kastiles dhe Katalonjës, përkatësisht si dy qytete më vetë. Në vitet 1950 rivaliteti është intensifikuar më shumë, kur Alfredo Di Stefano nënshkroi një kontratë për të luajtur për Real Madrid, dhe ishte një faktor kyç në sukseset e madrilenëve. Si Barcelona dhe Real janë dy skuadrat më të suksesshme në Spanjë, dhe çdo vit ka rivalitet mes tyre, si në kampionat, ashtu edhe në të gjithë kompeticionet e tjera. “El Clasico” tërheq një audiencë mjaft të madhe në të gjithë botën. Reali ka fituar më shumë se Barcelona, si në tituj në La Liga, ashtu edhe në Champions League, ndërsa Barça ka më shumë Kupa të Spanjës, gjithashtu katalanasit u bënë ekipi i parë spanjoll që bënte tripletë, dhe gjithashtu arritën që të fitonin gjithçka brenda një sezoni, duke u bërë ekipi i parë që e arrinte një gjë të tillë në një vit kalendarik. Rivaliteti i tyre vazhdonte të rritje gjithmonë edhe më shumë kur lojtarët e njërës skuadër lëviznin për tek rivalët e tyre. Emra të mëdhenj që kanë kontribuar në këtë rivalitet janë Bernd Shuster (1988), Mikael Laudrup (1994) dhe Luis Figo (2000), të cilët ikën nga Barça për te Reali, ndërsa Luis Enrique kaloi nga Madridi në Barcelonë, ku më pas u bë kapiten i ”Blaugrana”. Në një anketë e viti 2007 rezulton se Reali është skuadra më me shumë tifozë në Spanjë me 32.8% dhe pas tij vjen Barcelona me 25.7%, më pas Valencia me 5.3%. por Barcelona është skuadra me më shumë popullaritet në Evropë. Sipas sondazheve të SPORT+MARKT në 2009 rreth 44.200.000 janë fansa të Barçës kundrejt 2.900.000 të Real Madrid.

Të ngjashme

Ska komente

Komento