M-Bone

A e din se Montae Talbert nuk kishte një karrierë të gjatë hip hop–i. Në fakt, edhe pse ishte pjesë e grupit amerikan Cali Swag District, Talbert nuk bëri asnjë këngë duke ja lënë tekstet kolegëve të tij. Ai vendosi të bëhej pjesë e kërcimit, dhe vendosi të merrte disa nga lëvizjet dalluese të kërcimit të Dough Fresh, duke i ndryshuar në bazë të gjeneratës së re. Në 2009, ai mori famë botërore. Një hit i tij “Teach me how to Dougie” u bë aq i famshëm sa tërhoqi vëmendjen e Zonjës së Parë Michelle Obama, që i përfshiu lëvizjet në fitnesin e fëmijëve të saj. Por më 15 Maj të 2011, ndërkohë që ishte në makinë me një mikun e tij, një makinë tjetër u shfaq papritmas dhe qëlloi Talbertin, duke e vrarë në moshën 22–vjeçare. Policia nuk ka ende motiv për vrasjen, por thuhet se ata ishin xheloz për suksesin e tij.

Të ngjashme

Ska komente

Komento