Lu Gehrig (Lou GEHRIG 1903 – 1941)

A e din se Lu Gehrigu u lind 100 vjet më parë, në 19 qershor, 1903, në Manhattan, në zonën ku banonin emigrantë të ardhur nga Gjermania (Manhattan’s Yorkville). Ishte pikërisht koha kur skuadra e Yankees po hapte sezonin inaugurues. Foshnja peshonte 14-pounds,( 6 kg dhe 350 gram ) një bebe gjigande, që u rrit për tu bërë një lojtar gjigand në fushën e bejsbollit, dhe që për ironi të fatit në moshën 36 vjeç u diagnostikua me një sëmundje vdekjeprurëse, e cila sot mban emrin e tij(Sëmundja e Lou Gehrig) Sëmundja ka të bëjë me degjenerimin e muskujve “amyotrophic lateral sclerosis ose ALS. ”Në 4 korrik të atij viti, Lu Gehrig, mbajti fjalën e tij të famshme të lamtumirës në Stadiumin Yanki, Nju Jork, para tifozëve ku në mes të tjerave tha ato fjalë që i mban mend çdo amerikan: “….në dy javët e fundit ju keni lexuar për lajmin e keq që kam marrë. Megjithatë, sot e konsideroj veten si njeriu më me fat në faqe të dheut .

Të ngjashme

Ska komente

Komento