Fenerbahce vs Galatasaray

A e din se Fenerbahce-Galatasaray, janë dy skuadrat më të suksesshme në Turqi dhe është dueli dhe rivaliteti më i madh i futbollit turk. Është një derbi lokal, ashtu sikurse mund të ketë edhe derbe të tjera të në Turqi. Por ky rivalitet mes tyre ka filluar rreth 100 vjet më parë dhe ka mbi një shekull që ekziston. Shpesh kjo sfidë ka përfunduar me bilance të hidhura, ku tradicionalisht kas pasur të lënduar, por edhe viktima, dhe gjithmonë ka pasur sulme kundër njëra-tjetrës. Të dy këto skuadra konkurrojnë me njëra-tjetrën, për titullin e kampionatit në Turqi, për kupën e ligës, por edhe jashtë Turqisë, ku gjithmonë kërkojnë që rivali të mos arrijë suksese më të mëdha. Por rivaliteti ndemjet këtyre dy klubeve shkon përtej futbollit, pasi ekziston edhe në volejboll, atletikë, kanotazh, basketboll, etj. Galatasaray është një skuadër pak më e suksesshme se Fenerbahce, pasi ka arritur të fitojë 68 tituj kundrejt 66 të Fenerbahce, por kjo e fundit është më e suksesshme në ndeshjet kokë më kokë. Por Galatasaray krenohet me fitoren e Kupës Uefa dhe Superkupën e Evropës në vitin 2000, e vetmja skuadër turke që ka fituar në Evropë së afërmi.

Të ngjashme

Ska komente

Komento