Devdas, 2002

A e din se një vit pas shfaqjes së Moulin Rouge!, një tjetër muzikal u prezantua në kulturën ndërkombëtare: Drama Bollivudiane. Novela e Sarat Candras, 1901, u bë inspiruese e shumë filmave të tjerë para shfaqjes së këtij – në atë kohë, filmi më i shitur në Indi. Skenari është një propagandë për vlerat familjare, duke përmbytur mazokizmin e atëhershëm: djali i pasur, Devdas, largohet nga shtëpia, braktis të dashurën dhe përjeton një histori romantike me një prostitutë. Pjesa është luajtur me aq shumë angazhim saqë i gjithë filmi duket real. Pavarësisht pjesëve të shumta muzikale që paraqiten, janë emocionet drithëruese që ai përçon, ato që e bëjnë filmin “të kërcejë”. Përpos kësaj, Devdas është një magjepsje vizuale, me një vlerë të lartë xhirimi, skena tërheqëse dhe personazhe të bukur që janë pjesë e këtij skenari; ka një madhështi të cilën do e kishin pëlqyer edhe yjet e vjetër të Hollivudit.

Të ngjashme

Ska komente

Komento