Cristiano Ronaldo fitues i Topit të Artë për herë të dytë

A e din se Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë, duke mposhtur kështu yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe Franck Riberyn e Bayern Munichut për të siguar çmimin për herë të dytë në karrierën e tij.
Edhe pse portugezi 28-vjeçar dështoi të fitojë ndonjë trofe me klubin e tij, ai është shpallur Lojtari i vitit për 12 muajt e kaluar.
Messi kishte fituar këtë çmim katër vjet radhazi, derisa Ribery luajti rol të rëndësishëm në fitimin e tripletës për ekipin gjerman, por 69 golat në 59 paraqitje për klubin dhe shtetin e tij dolën të jenë vendimtare për Ronaldon.

Të ngjashme

Ska komente

Komento